Programi Teknologji Informacioni në Kolegjin Universitar Qiriazi.

                    Teknologji Informacioni

Programi i studimit profesional 2-vjeçar “Teknologji Informacioni” synon të përgatisë teknikë tëlartë që plotësojnë kërkesat e tregut të punës, si dhe të nxjerr të diplomuar me ide krijuese dhe inovative, të aftë për të punuar e drejtuar në sektorët e teknologjisë së informacionit.

Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit në Teknologji Informacioni janë në gjëndje:

1. Të përdorin dhe administrojnë rrjetat, të përpunojnë zërin, të dhëna dhe figura, për të ofruar aplikime dhe shërbime komunikuese multimediale në kohë reale, etj.
2. Të njohin dhe zbatojnë metodologjitë në fushën e Ëeb Design; të krijojnë programe për biznese dhe individë, të punojnë në studiot e imazhit dhe marketingut, etj.
3. Të zbatojnë metodologjitë në fushën e elektronikës, veçanërisht asaj të automatizimit dhe elektronikës në industri si dhe në ambjente multifunksionalë, qendra tregtare, qendra biznesi, banesave, në zhvillimin e testimeve, analizimin e rezultateve të tyre dhe riparimin e defekteve, thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin,mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të mesëm dhe pse jo të lartë.

Ky program studimi ndahet në tre profile:

  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Web Design
  • Elektronikë

Të diplomuarit në programin e studimit “Teknologji Informacioni” në bazë të profileve kanë mundësi të punësohen në:

  • Administrimin e sistemeve informative të kompanive ose institucioneve private ose shtetërore, sistemet multimediale, sistemet që ofrojnë shërbime të telekomunikacioneve, sistemeve të kontrollit automatik dhe sistemeve prodhuese të pajisjeve elektronike; teknik për mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike.
  • Gupe pune të përbërë nga specialistë të fushave të ndryshme, në mirëmbajtjen e sistemeve informatike ose telekomunikacioni, të bazuara në protokollet e Internetit. në kompani që implementojnë, prodhojnë dhe shesin pajisje ose sisteme elektronike, apo ofrojnë shërbime në fushën e informacionit;
  • Në kompani që furnizojnë shërbime (p.sh, të komunikimeve elektronike, të mediave
    audivizive; të internetit etj);
  • Si profesionist i lirë në fushat e administrimit të sistemeve informative, në fushat e telekomunikacionit, të automatizimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë.
  • Mirëmbajtje dhe përdorim të sistemeve përpunuese dhe të sistemeve informatike, hardwer dhe softwer;
  • Industritë prodhuese të çdo tipi: automobilistike, mekanike, tekstile, kimike, etj, brenda të cilave ndodhen sisteme të automatizimit dhe administrimit të të dhënave dhe matjeve, në sistemet informatike dhe në sistemet e telekomunikacioneve; kompanitë që furnizojnë shërbime të telekomunikacioneve, mediave audiovizive etj;