Laboratori i Teknologjisë Ushqimore “Prof.Dr. Abdyl Sinani

Bazuar në objektivat e lëndëve, aftësitë dhe kompetencat që studentët duhet të fitojnë në këtë fushë, laboratori mësimor i Teknologjisë Ushqimore është i strukturuar në tri sektorë përkatësisht në atë të: Teknologjisë Ushqimore, Mikrobiologjisë Ushqimore dhe Kimisë Ushqimore duke siguruar kryerjen e praktikave mësimore dhe punëve laboratorike.

  • Sektori laboratorik i Teknologjisë Ushqimore i´u mundëson studentëve:

 

  • transferimin e njohurive bazë teorike në prkatikën teknologjike prodhuese e të përpunimit të lëndëve të para me origjinë bimore, shtazore si dhe pijeve e ujit;
  • kryerjen e analizave mbi karakteristikat strukturore dhe teknologjike të varieteteve të reja të drithërave; etj.

 

  • Monitorimi i sigurisë mikrobiologjike dhe cilësisë higjienike përgjatë zinxhirit ushqimor, produktit final, cilësisë higjienike ambjentale të ajrit, mjeteve të punës në kontakt me ushqimin apo operatorëve që e përpunojnë atë, përbën një hallk të rëndësishme e të domosdoshme në Teknologjinë Ushqimore.

Kësisoj, sektori laboratorik i Mikrobiologjisë Ushqimore i´u mundëson studentëve:

  • aftësimin në kryerjen e analizave mikrobiologjike;
  • aftësimin në përdorimin e metodave për zbulimin, identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve mikrobiologjike kryesisht të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, duke përdorur protokollet përkatëse në përputhje me metodat ISO; etj.
  • Gjithashtu, sektori laboratorik i Kimisë Ushqimore i´u mundëson studentëve:

  • që me njohuritë praktike të përftuara gjatë seancave të laboratorit, të kryejnë analiza duke përdorur metodat bazë të analizës së produkteve ushqimore.
  • Duke vendosur në shërbim të vlerësimit të karakteristikave të produktit, njohuritë e thelluara në fushën e analizës së ushqimeve, studentët janë të aftë gjithashtu, të orientohen shpejt edhe në përdorimin e aparaturave bashkëkohore të analizave të produkteve ushqimore, që aktualisht janë bërë pjesë e laboratoreve të prodhimit.

Praktikat laboratorike të kryera në laboratorin e Teknologjisë Ushqimore përgjatë viteve akademike të këtij programi studimi ilustrohen si vijon me fotografi të kryera gjatë orëve mësimore në laborator.