Dekanati

Dekanati është organ kolegjial që drejtohet nga dekani dhe përbëhet nga:

  1. Dekani;
  2. Zëvendës-dekani/ët;
  3. Drejtuesit e njësive bazë;
  4. Administratori i njësisë kryesore.

Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij, si edhe ato të administratorit të njësisë kryesore.
Dekanati koordinon tërë veprimtarinë e njësive bazë në përmbushjen e detyrave dhe funksioneve të vetë njësive bazë dhe në tërësi ato si njësi kryesore.

 

Funksionet e dekanatit ndër të tjera janë:

  1. Promovon dhe motivon kualifikimin e stafit akademik dhe atij shkencor në përmbushjen e detyrave dhe propozon shpërblime, sipas rastit, tek administratori i institucionit;
  2. Orienton njësitë bazë të tij në rishikimin e programeve ekzistuese të studimeve, në ciklin e parë dhe në ciklin e dytë, si dhe mbështet nismat e njësive bazë për hapjen e programeve të reja të studimit;
  3. I propozon Senatit Akademik për miratim, programet e studimit të rishikuara, ato të hartuara për t’u hapur të reja pranë njësisë kryesore, si dhe propozimet për mbyllje të programeve, kurdoherë mbështetur në propozimet dhe argumentet e bëra nga njësitë bazë.
  4. Miraton orarin mësimor, i cili afishohet së paku një javë para fillimit të procesit mësimor.
  5. Përgatit raportin vjetor të veprimtarisë mësimore të njësisë kryesore për vitin akademik.
  6. Përgatit raportin vjetor të veprimtarisë shkencore të stafit akademik të njësisë kryesore dhe të veprimtarive shkencore të kryera në bashkëpunim me institucione të tjera.
  7. Kërkon raportime nga drejtuesit e njësive bazë për probleme të veçanta që dalin nga diskutimet në mbledhjet e dekanatit dhe/ose dërgon përfaqësues të dekanatit në takime me departamentet.
Apliko Tani