Ceremonia e Diplomimit 2018-2019

Ceremonia e Diplomimit 2018-2019

Fjala Përshëndetëse e Presidentit të Kolegjit Universitar Qiriazi, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj.

 

Të dashur Diplomant!

Në cilësin e Presidentit të Kolegjit Universitar ‘Qiriazi”, unë Ju urojë Mirëseardhjen në  këtë ceremoni festive!

Dëshiroj t’ju them se kjo festë na emocionon të gjithëve, Jo vetëm Ju  të diplomuarve, por  edhe ne pedagogëve, pasi shohim frytet e shëndetshme të punës sonë të përditshme. Shohim studentët tanë të pajisur me dije dhe aftësi profesionale bashkëkohore, të gatshëm për t’u përballuar me sfidat e tjera të shumta të jetës.

Kjo ditë, më shumë se çdo ditë tjetër në profesionin tonë, na bën të ndjehemi krenar për ju, që do jeni, promotori i ndryshimit dhe i zhvillimit të vendit.

Të mësuarit as nuk fillon dhe as nuk përfundon me arsimin universitar. Rrugëtimi ynë I përbashkët nuk ishte i lehtë. Por, jeni ju, puna juaj, profesionalizmi juaj, përkushtimi dhe pasioni për punën tuaj, që na bën të gjithëve sot krenarë, pasi secili prej jush tashmë është një koleg, është një bashkëudhëtar, është një mik.

Vit pas viti kemi parë të formoheni nga ana profesionale e shkencore, duke na bindur për vlerat tuaja morale, për kurajën tuaj, për vullnetin për të studiuar dhe për tu formuar me dije bashkohore.

Programet në të cilat ju keni zgjedhur të studioni: në ekonomi(Financë dhe Menaxhim Biznesi në dy nivele) , në Drejtësi (E drejtë Biznesi në dy nivele), janë drejtime të rëndësishme dhe fusha prioritare.  Duke studiuar në këto fusha, Ju jeni përgatitur për tregun e punës si ekonomist dhe jurist të ardhëshëm.

Më lejoni gjithashtu të falënderoj çdo pedagog, efektiv dhe të ftuar, që ka kontribuar në formimin tuaj, autoritetet dhe strukturat drejtuese të KUQ, si dhe çdo punonjës ndihmës akademik dhe administrative, për angazhimin me përkushtim, për mbarëvajtjen e punëve në Universitet.

Respekt dhe mirënjohje të thellë dëshiroj të shpreh për prindërit dhe të afërmit tuaj, të cilët ju kanë mbështetur pa asnjë kusht për përfundimin me sukses të studimeve dhe realizimin e ëndrrave tuaja.

Bashkë kemi synuar për të patur  një institucion të hapur. Gjatë këtij udhëtimi kemi nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në Evropë e më gjërë. E veçanta e këtyre marrëveshje qëndron në faktin se ato nuk kanë qenë vetëm fjalë të shënuara në letër. Këto marrëveshje janë kthyer në projekte konkrete shkëmbimi, për ngritjen e kapaciteteve, për trajnime e kualifikime të vazhdueshme.

 

Gjatë këtyre viteve jemi përpjekur dha ja ky është shpërblimi ynë.  Tani është momenti të bëheni guximtarë. Dhe guximi më i madh është të kërkosh gjithmonë të vërtetën dhe ta thuash atëherë kur duhet.

 

Së bashku pedagogë dhe studentë, kemi konsoliduar Institucionin tonë të Arsimit të Lartë, duke e finalizuar  me Akreditimin Institucional dhe të gjitha programeve tona të studimit, si dhe kemi në proces miratimi edhe 6 programe te reja studimi.

Universiteti janë  ofron gjithësejt 12 Programe studimi ose e thënë thjesht 12 Diploma. Janë 3 programe studimi në Bachelor, 3 programi studimi në Master i Shekncave, 3 programe studimi në Master profesional, si dhe 3  programe studimi 2 vjeçare profesionale. Këto programe studimi janë strukturuar në mënyrë të tillë, që ti lejojnë studentëve një formim akademik e praktik.

Në bashkëudhëtimin tonë, kemi ditur të fokusojmë prioritetet mbi formimin tuaj praktik dhe didaktik,duke pajisur Universitetin me disa laboratore të reja si: Laboratore I Financës; Laboratori I Teknologjisë Ushqimore; Laboratori I Drejtësisë;  Laboratori I Informatikës;  Laboratori I Elektronikës dhe së fundi po ngrihet edhe Laboratori i Hotelerisë dhe Turizmit.

 

Ju urojë shumë suksese në rrugëtimin tuaj profesional. Mos e shikoni këtë ditë si ndarje.  Sukseset tuaja ndajini me ne, ejani na vizitoni sa më shpesh, sepse KUQ do t’i mbajë dyert të hapura për ju. Stafet akademike dhe ato ndihmëse do të jenë kurdoherë të gatshme e të përkushtuara për t’ju ofruar gjithçka që do t’ju nevojitet për të studiuar e bashkëpunuar në kuadër të projekteve dhe të veprimtarive shkencore, për të thelluar e zgjeruar dijet dhe për të ngjitur shkallët e karrierës profesionale dhe akademike. Mos harroni se shpërblimi më i madh, për ne është suksesi dhe lumturia juaj.

Ju jeni në vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, ndërsa bota po kalon tranzicionin e saj, nga njeriu te teknologjia. E rëndësishme është që ju duhet të guxoni, mosha juaj është çelësi që hap çdo derë. Ju ndoshta nuk e dini mire se i keni këto armë. Përdorni me guxim, por me profesionalizëm edhe duke rrezikuar.

Rrugëtimi juaj sapo ka nisur, por unë jam shpresë plotë, së ky udhëtim do të jetë i suksesshëm e ju do të mbani me krenari statusin e studentit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

T’i gëzoni diplomat, të cilat i keni merituar plotësisht dhe Suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *