Për proçedurën e regjistrimit në testimin e pranimit në Programin e Studimit Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”

Për proçedurën e regjistrimit në testimin e pranimit në Programin e Studimit Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”

                                                      

  kolegji universitar qiriazi                     REPUBLIKA E SHQIPËRISË

                                              KOLEGJI  UNIVERSITAR  “ QIRIAZI

__________________________________________________________

Adresa: Kodër – Kamëz, Tiranë. www.qiriazi.edu.al  Tel/Fax: ++355 47 200 111; Mob. ++355(0)672000874

 

 

N J O F T I M

 

Për proçedurën e regjistrimit në testimin e pranimit në Programin e Studimit Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte” për vitin akademik 2021-2022 në Kolegjin Universitar  “Qiriazi”

Njoftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndjekin Studimet në Programin e Studimit “Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte” në Fakultetin i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, që kanë plotësuar detyrimet e maturës shtetërore për regjistrim në AKP, do t’i nënshtrohen testit fizik që do të zhvillohet nga data 26 – 28 Gusht 2021, në mjediset e Kolegjit “Qiriazi”.

 

Regjistrimet për konkursin e pranimit bëhen nga data 12 deri më 17 Gusht 2021 nga ora 09.00 – 15.00.

 

Dokumentet që duhet të ketë cdo kandidat për regjistrim për testimin e pranimit do të jenë:

1- Fotokopje e pasaportës ose kartës së identitetit.

2- Kartelë individuale për pranimin në Programin “Edukim Fiaik dhe Sporte”

3- Fotografi 4×6 (dy copë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *