Miratimi i Programit 5 Vjeçar Studime të Integruara në Drejtësi

Miratimi i Programit 5 Vjeçar Studime të Integruara në Drejtësi

Kolegji Universitar “Qiriazi“ Tiranë njofton se, me anë të Urdhërit të MASR Nr.215, datë 03.07.2020, pranë Fakultetit të Drejtësisë së këtij Kolegji është hapur Programi i Integruar i Studimeve 5-vjeçare në fushën e Drejtësisë. Programi do të çelet duke filluar nga viti akademik 2020-2021

Në përfundim të këtij Programi Studimi, të diplomuarit marrin Titullin “ Master Shkencor “ në Drejtësi.

Synimi i këtij Programi Studimi është të përgatisë Juristë më arsim të lartë në Nivelin e Ciklit të Dytë, me dije e njohuri bashkëkohore në fushën e Jurispudencës dhe aftësi për të interprtuar e zbatuar të drejtën në cdo aspect dhe cdo drejtim, për të ushtruar përgjegjësitë dhe kompetencat e juristit, me qëllim që ti vijë në ndihmë nevojave që ka shoqëria e vecanërsiht tregu i punës dhe teknologjia e re në përdorim për Juristë të mirëarsimuar e të aftë profesionalisht për zbatimin e mbrojtjen e ligjit sipas standarteve të drejtësisë së zhvilluar në vendet e perëndimit.

Ky Program Ju ofron mundësinë të përgatiteni për pjesëmarrje aktive dhe efektive si profesionistë në: këshillime ligjore, mbrojtje dhe vendimarrje, si dhe në sfera të tjera profesionale, qofshin ato në fushën penale, publike, civile apo ndërkombëtare, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat

Pas përfundimit të këtij Programi studimi krijohen mundësi punësimi si:

Jurist/specialist në pushtetin qendrore dhe vendor;

Jurist/specialist/konsulent ligjor në kompani private;

Jurist/specialist në organizma nderkombëtare në vend e më gjerë, si specialistë të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës evropiane;

Jurist/specialist/konsulent të shërbimeve juridike, publike, bankare, arbitrazh, etj.;

Avokat/noter, si dhe kualifikim për pjesëmarrje në provimin e profesioneve të lira;

Asistent kërkimor/mësimor pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë;

Kolegji Universitar “Qiriazi“, fton të gjithë maturantët e interesuar të aplikojnë për këtë program studimi, për ët cilin janë Licensuar vetëm disa Institucione të Arsimit të Lartë.

Kolegji Universitar “Qiriazi“ ju mirëpret.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *