Miratimi i programit të ri Hoteleri-Turizëm.

Miratimi i programit të ri Hoteleri-Turizëm.

Programi i Studimeve Profesionale 2 vjeçare në Hoteleri -Turizëm është i pari i këtij lloj në Sistemin tonë të Arsimit të Lartë. Nëpërmjet këtij programi studimi synojmë të përgatisim një gjeneratë të re profesionistësh të Hotelerisë dhe Turizmit, duke ofruar cilësi në përgatitje, kulturë bashkëpunimi, mjedis miqësor, aktivitete të shumta dhe një treg pune të garantuar.
Mësimdhënia dhe të nxënit mbështeten në planin mësimor që bazohet në formimin e përgjithshëm, krijimin e personalitetit, realizimin e praktikave, realizimin e formimit teorik dhe praktik të njohurive të profesionit, në teknologjinë e informacionit, të kreativitetit e të pavarsisë së studentit.

b) Njohurit dhe Kompetencat e Studentëve në Përfundim të Programit Mësimor.

Njohuri të thella teorike dhe të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të hotelerisë dhe turizmit.

Aftësi për zgjidhjen, për tu pershtatur me situatat që ofron shërbimi në Hoteleri dhe Turizëm.
Aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve te informacionit ne fushen e hoteleri turizmit, për të administruar keto informacione dhe per te kuptuar parimet e funksionimit te tyre, etj.
Aftësi për t’u specializuar brenda një kohe të shkurtër edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës.

Garantimi i cilësisë në universitet bazohet në koncepte dhe përcaktime të qarta akademike për realizimin e programit. Bazë e veprimtarisë së programit të studimit është orientimi ndaj shërbimeve hoteliere dhe turistike, industrisë ushqimore si dhe përfshirja e biznesit të hoteleri – turizmit në veprimtaritë praktike.

Synohet forcimi i zotërimit të gjuhës së huaj të Anglishtes dhe Gjermanisht të profesionit, për të siguruar mobilitetin e kompetencës profesionale jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

c) Mundësit për Punësim

Të diplomuarit pas përfundimit të programit profesonal 2 vjeçar të studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti ka akumuluar gjithë aftësitë e nevojshme si ekspert turizmi në një nivel të lartë njohurish teorike dhe praktike, duke bërë që një diplomë e tillë të mundësojë punësimin në kompani (publike apo private), shoqata të ndryshme, etj., si specialist i fushës përkatëse të turizmit.Studenti aftësohet për t’u punësuar në :
– Shërbim klientele
– Shërbimet ndaj të huajve;
– Organizim eventesh;
– Kulinari;
– Agjensitë e udhëtimit
Në fokusin e tij të plotë, ky program studimi gërsheton njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar tek studenti mendimin kritik dhe kreativ, si dhe t’i ekspozojë ata drejt çështjeve bashkëkohore dhe kyçe në fushën e turizmit nëpërmjet një modeli mësimi të mbështetur fuqishëm nga praktikat më të mira.
Ky program studimi përgatit specialistë turizmi me cilësi dhe shprehi të larta teknike dhe profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të strukturave institucionale publike dhe private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *