Takim me studenten ne me rastin e  fillimit Akademik 2021-2022 ne Universitetin Qirazi

Takim me studenten ne me rastin e fillimit Akademik 2021-2022 ne Universitetin Qirazi

Sot, në ambientet e Universitetit Qiriazi, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2021-2022, u zhvillua një takim me studentët e këtij Universiteti. Të pranishëm në takim ishte presdienti i Universitetit Qiriazi, Prof. Gjok Uldedaj, Rektori i Universitetit, Prof.dr, Maksim Meçe, drejtuesit e Fakulteteve dhe trupa pedagogjike. Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti i Universitetit Qiriazi, Prof. Gjok Uldedaj u shpreh: Të dashur studentë e pedagogë, ju uroj mirëseardhjen në familjen universitare Qiriazi!
Pas një periudhe të vështirë jo vetëm për ne, por edhe në rang global është kënaqësi që t’ ju kemi sërish në auditorë, në respekt të plotë të të gjitha masave mbrojtëse që përcakton kuadri ligjor.
Ky vit i ri akademik na jep kënaqësinë e hapjes edhe të një fakulteti të ri, Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale Sportit. Jam krejtësisht i bindur se zhvillimi i mësimit sërish në auditorë të bëjë të mundur maksimalizimin e përthithjes se njohurive si teorike ashtu edhe në laboratorët tanë, për fushat respektive. Nga ana tjetër, të qenit pranë njëri-tjetrit në mjedisin universitar është një praktikë që nxit rezultatet, por që kërkon edhe përgjegjshmëri nga të gjithë. Nga ana jonë kemi bërë dhe do të vijojmë të bëjmë maksimumin që stafi pedagogjik të jetë në parametrat më të lartë jo vetëm në kuadër të drejtimit të fakulteteve, por në tërësi edhe në trupën e mësimdhënies. Paralelisht,, kemi bërë më të mirën në mënyrë që pas përfundimit të Cikltit të parë Bachelor, të vijohet me Ciklin e Dytë në Master Profesional dhe Shkencor në “Adminstrim Biznesi”, si edhe Master Profesional dhe Shkencor “Financë”. Ndërkohë që Fakukteti Juridik ofron programin e Studimit të Integruar 5-vjeçar.
Po kështu edhe Kolegji Profesional i Lartë mundëson programe bashkëkohore profesionale 2-vjeçare në degët:
Hoteleri-Turizëm;
Teknologji Informacioni;
Teknologji Ushqimore.
Gjithçka do të integrohet sikundër e thashë në gërshetim të plotë të njohurive teorike me ato praktike, ku do të vijojnë investime serioze.
Ju uroj suksese dhe një vit sa më të mbarë akademik!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *