Kolegji Universitar “Qiriazi”, synon të rritet e të zhvillohet, me qëllim që të bëhet një ndër institucionet e arsimit të lartë privat me emër në Shqipëri në përgatitjen cilësore të specialistëve të ekonomisë e juristëve me drejtim biznesin.

Kolegji Universitar “Qiriazi”, duke u mbështetur në modele universitare bashkohore synon të harmonizojë modelet më të mira prendimore me kërkesat e përditësuara të studentëve tanë me realitetin Shqiptarë.

Kolegji Universitar “Qiriazi”, është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë dhe është themeluar në vitin 2006 nga Zoti Robert Dako.

Krijimi i këtij Kolegji Universitar si trashigimi e  këtyre dy “familjeve shkollë” “Qiriazi” dhe “Dako” është fokusuar në dy drejtime të rëndësishme të procesit akademik sic është mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, duke identifikuar disa objektiva kryesore që kanë të bëjnë me:  pajisjen e studentëve me njohuritë më bashkëkohore; përfshirjen aktive të studentëve në procesin e të mësuarit, nëpërmjet nxitjes së të menduarit kritik;angazhimin e studentëve në problematikat aktuale;orientimin e studentëve drejt kërkimit shkencor etj.

  • Kolegji Universitar “Qiriazi” nëpërmjet politikave të kërkimit shkencor të hartuara dhe implementuara synon të arrijnë objektiva kryesore me drejtim: rritjen e performancës shkencore të personelit akademik në dimensionet bashkëkohore dhe nivelin kërkimor europian; organizimin e konferencave shkencore apo mbështetjes së pjesëmarrjes së personelit akademik në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare; botimin e një reviste shkencore periodike;  bashkëpunimin me lektorë vëndas dhe të huaj; bashkëpunimin me institucione të tjera të arsimit të lartë, etj;
  • Vizioni i Kolegjit Universitar “Qiriazi” është I fokusuar në angazhimin për krijimin e një institucioni cilësor, për të kontribuar në zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare me synimin kryesor që t’u ofrohet studentëve një edukim cilësor që reflekton rezultatet e kërkimit shkencor të vazhdueshëm dhe përpjekjet për  shfrytëzimin e arritjeve më të mira të shkencës, në fushat përkatëse të studimit të këtij Kolegji.